Haxhiu: Albin Kurti është emri më i brohoritur nga popullata shqiptare - Bota Sot
Haxhiu: Albin Kurti është emri më i brohoritur nga popullata shqiptare

Aktuale

E premte, 22 qershor 2018

Haxhiu: Albin Kurti është emri më i brohoritur nga popullata shqiptare

Më: 13 janar 2018 Në ora: 17:12
Albulena Haxhiu

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka shkruar se cilat rrethana e kanë karakterizuar vitin 2017. Ajo përmend rritjen e VV-së në nivel lokal dhe atë nacional.

Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e saj:

“Viti i kaluar ka qenë vit elektoral, me dy palë zgjedhje që e dyfishuan VV në nivel lokal por edhe qendror. Merita për këto arritje mbajnë të gjithë aktivistët, deputetët, kandidatët për kryetar të komunave Shpend Ahmeti, Mytaher Haskuka dhe Qëndron Kastrati, kandidatët për asmble komunale. Me ish kryetarin Visar Ymeri dhe të gjithë të tjerët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për VV. Pa marrë parasysh mospajtimeve ne ia njohin kontributin gjithsecilit.

Meritën më të madhe e ka njeriu më i votuar në Kosovë Albin Kurti. Aktivisti që ka fituar zemrën e aktivistëve, politikani me nivel të lartë intelektual dhe me gjuhë popullore. Si lëvizje kemi hyrë në zgjedhje të brendshme dhe nga kandidati presim rritje, zgjerim dhe përparim për lëvizjen tonë. Kemi detyrë të vështirë për të prezantuar Albin Kurtin. Ajo tha se orientimi i tij politik ka qenë gjithmonë i sakt.

Me karakterin e tij ai është aktivisti model, të kontribujojmë me krejt cka mundemi në lëvizjen e kurrë të mos ndalemi. Albin kurti është emri më i brohoritur nga popullata. Mund të themi shumë për Albinin por ky tubim nuk është prezantim për Albinin,por është prezantim për programin e Albinit për të udhëhequr Lëvizjen Vetëvendosje.”

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test