Kur Ibrahim Kelmendi thoshte se do ndihej krenar po ta vriste Ahmet Krasniqin

Aktuale

Kur Ibrahim Kelmendi thoshte se do ndihej krenar po ta vriste Ahmet Krasniqin

Më: 13 janar 2018 Në ora: 17:50
Ibrahim Kelmendi dhe Ahmet Krasniqi

Ibrahim Kelmendi, i cili po akuzohet nga dëshmitari i Prokurorisë Speciale të Kosovës Shkumbin Mehmeti për disa vrasje të pasluftës, kishte thënë se do të ndihej krenar po të kishte gisht në vrasjen e gjeneralit Ahmet Krasniqi.

Në një shkrim në Facebook, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Kelmendi thoshte se do dëshironte të ishte ai autori i vrasjes së Ahmet Krasniqit, ish-kreut të FARK-ut.

“Ramadan, shqip e shkurt: fatkeqësisht nuk kam bërë as plan për të vrarë shqipfolësa! Do të isha krenar po të kisha sadopak kontribut konkret në vrasjen e Ahmet Krasniqi, akoma më shumë po ta kisha vrarë vet, sepse aty e tutje FARKU nuk dërgoi më brigada diversante në Kosovë, si gjatë verës 1998, për të bërë krime mostruzoe kundër shqiptarëve dhe për ta luftuar UÇK-në për interesa të Serbisë pushtuese”, kishte shkruar Kelmendi më 2 dhjetor të vitit të kaluar.

Kolonel Ahmet Krasniqi, u vra në mes të Tiranës, në pikun e luftës së Kosovës më 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate.

Ai ishte ministër i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) që i përgjigjej qeverisë në ekzil të Bujar Bukoshit. Ky grupacion kishte ndihmuar luftën çlirimtare në Kosovë, por që shpesh kishte pasur përplasje me drejtuesit e UÇK-së.

Ndryshe Ibrahim Kelmendi njihet si veprimtar i hershëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Derisa bashkëveprimtarët e tij janë në krye të skenës politike sot në vendin tonë, Kelmendi është i tërhequr nga politika aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat