“PDK-ja duke parë etjen e Haradinajt për pushtet, e joshi me postin e kryeministri”

Aktuale

“PDK-ja duke parë etjen e Haradinajt për pushtet, e joshi me postin e kryeministri”

H.O. Nga H.O. Më 13 janar 2018 Në ora: 20:44
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Idriz Zeqiraj thotë se pushtetarët aktual u bashkuan kur kuptuan se nuk mund t’i shpëtojnë akuzave të Gjykatës Speciale dhe me ndihmën e Serbisë formuan një qeveri kriminale.

“Kur Kryeprokurori i Gjykatës Speciale shuajti shpresën, së askush nuk mund t`i shpëtojë gjykimit, me mburojën e pushtetit, "komandantët",  "me mizën pas veshit", u koalicionuan në PAN dhe fituan, sforcueshëm, me ndihmën e Serbisë, duke formuar një qeveri sa paradoksale, aq edhe kriminale”, thekson Zeqiraj.

Image
Idriz Zeqiraj

Ai thotë me tutje se PDK-ja duke parë etjen e Ramush Haradinaj për pushtet e joshi me postin e kryeministrit.

“PDK-ja, duke njohur etjen e ethshme për pushtet të provincialit të pashkolluar, Ramush Haradinaj, e joshi me postin e kryeministrit. Kështu banda e "komandantëve" të kryekrimeve, u vu në kupolë të shtetit, legjislativit, dhe pushtetit. Dhe, ky ishte rast unik, të paktën, pas pluralizmit politik në Evropën Lindore, Balkan”, ka thënë më tutje Zeqiraj për “Bota sot”.

Ai madje ka thënë se kjo qeveri duhet patjetër të bjerë, pasi sipas tij kjo është një qeveri skandaloze dhe aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat