Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj është shprehur kritik ndaj kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, pas publikimit të një foto ku shihet se ai është duke tymosur një cigare në një ambient të mbyllur.
Gecaj ka thënë se me këtë Veseli ka shkelur Ligjin për Duhanin
Ky është komenti i tij i plotë?
“Kryetari i PDK-së shkel Ligjin për Duhanin, tymos në një lokal”
“Natyrisht”, ligjet nuk vlejnë për “të fortët”...ky shkel ligjin e duhanit e Kryeministri na thotë se është në rregull shtënia me armë...e këto janë vetëm copëza të shkeljeve të tyre!