Gjykata Speciale dridh skenën politike, analisti Kelmendi paralajmëron trazira

Aktuale

Gjykata Speciale dridh skenën politike, analisti Kelmendi paralajmëron trazira

Nga: A.S Më: 14 janar 2018 Në ora: 14:02
Ilsutrim

Miratimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, fillimi i ngritjes së aktakuzave të para nga ana e Gjykatës Speciale dhe deklaratat e dëshmitarit, Shkumbin Mehmeti që përmend figura të fuqishme politike, që sipas tij kanë urdhëruar disa nga vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, mund të përshkallëzoj situatën në vend.

“Mendoj se pranvera e sivjetshme sigurisht që do të jetë pak më e nxehtë se sa në vitet e fundit për faktin se janë disa çështje me të cilën Kosova do të përballet me një intensitet më serioz”, thotë analisti Jeton Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”.

Sipas tij, rreziku më i madh për përshkallëzim të situatës, është fillimi i ngritjes së aktakuzave nga ana e Gjykatës Speciale.

“Fillimisht, Gjykata Speciale është ajo që do të mund ta dridh këtë kast politike, do të mund ta shkaktojë edhe trazira eventuale nga njerëzit e para politikës të cilët janë të lidhur ngushte më politikën dhe lidershipin aktual të institucioneve të vendit”, thotë ai.

Si problem Kelmendi e sheh edhe deklaratën e dëshmitarit të mbrojtur, Shkumbin Mehmeti, i cili në një televizionin  “Klan Kosova”, ka pranuar se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka kanë marrë pjesë në vrasjen e disa veprimtarëve të LDK-së.

Kelmendi beson se dëshmitari ka aluduar në Haradinajn dhe për këtë sipas tij, organet e drejtësisë duhet të fillojnë seriozisht hetimet.

 “Padyshim që priten edhe lëvizje pas dëshmitarit që pak ditë më parë doli dhe akuzoi rënd kryeministrin dhe si a personalitete të fuqishme të rëndësishme politike dhe sigurisht se këtu tash drejtësia o duhet të merret me kryeministrin se duhet të krejtësisht të heq do të nga puna për të cilën është thirrur”, thotë ai.

Kelmendi shtoi se edhe demarkacioni është një problem shumë delikat për faktin se tani më ekzekutivi nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat