Mësohet gjendja shëndetësore e Isa Mustafes

Aktuale

Mësohet gjendja shëndetësore e Isa Mustafes

Më: 14 janar 2018 Në ora: 14:21
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që një javë është duke qëndruar në njërin prej Spitaleve në Kosovë. Ish- kryeministri i vendit gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Prishtinës kishte qenë i sëmurë nga zemra dhe kishte pasur disa ndërhyrje.

Kështu, dje LDK dega në Pejë kishte mbajtur përvjetorin e 28-të të  themelimit të saj pa kryetarin, Isa Mustafa.  Arsyeja e mungesës së tij  po del të jetë gjendja shëndetësore e tij.

Ndërsa për  gjendjen shëndetësore të  Mustafes ka folur Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri. Deputeti i LDK-së thotë se gjendja e tij shëndetësore është përmisuar.

Madje, sipas Beqirit, i njëjti së shpejti do të kthehet në shtëpinë e tij.

“Gjendja i është përmisuar, është stabile dhe pritet që së shpejti të dal nga spitali”, ka thënë shkurt Beqiri.

Kësisoj, Beqiri tregon se gjatë kohës sa ka qenë i shtrirë në spital e kishte vizituar dhe është njoftuar për gjendjen stabile të kryetarit të partisë së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat