Zyrtari i LDK-së: Haradinaj rrezikon të rendit Kosovën prapa Serbisë

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Haradinaj rrezikon të rendit Kosovën prapa Serbisë

H.O. Nga H.O. Më 14 janar 2018 Në ora: 15:27
Ramush Haradinaj

Qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj mund të njihet lirisht për rritjen e pagave të zyrtarëve qeveritarë, përfshirë edhepagën e kryeministrit dhe Presidentit, për ofendimet ndaj punonjësve shtetërorë, përfshirë mësimëdhënësit e gazetarët, për shpenzimet luksoze të kryeministrit Haradinaj, për shtyerjen e proceseve më rëndëi për Kosovën, si dhe gati qoj deri tek prishja e marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë të ndëruara me dekada, duke tentuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Kështu këto mund të numërohen si të bëmat e kësaj qeverie.

Image
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj në një prononcim për “Bota sot” thotë se kjo qeveri tashmë e ka dëshmuar se nuk mund t’i sjellë të mira vendit, përkundrazi po rrezikon të shkatërroj gjithë atë që është ndërtuar deri më tani.

“Është bërë tanimë e qartë se kjo qeveri nuk do t’i sjellë asnjë të mirë këtij vendi, por përkundrazi rrezikon të shkatërroj tërë atë që është arritur deri më tani me mund, djersë e gjak. E keni vërejtë kohëve të fundit tentimin për tërheqjen e ligjit të dhomave speciale, tentim i cili rrezikon të na shndërroi në shtetin e dytë në rajon të cilin serizoisht e ndëshkojnë vendet demokratike perëndimore, pra do të rradhiteshim mu prapa Serbisë”, thotë Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat