Një kërcënim i hapur për të gjithë të dorëhequrit nga pozitat e tyre në Vetëvendosje u ka ardhur këtë të diel nga sekretari Organizativ i Lëvzijes Ismail Kurteshi.
Ismail Kurteshi ka thënë se nga “Vetëvendosje” do të largohen ata që nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me kokurrencën dhe të respektojnë statutin e Lëvizjes.
Por Kurteshi është shprehur i bindur se Vetëvendosje do t’i tejkalojë mosmarrëveshjet brenda partisë.
Kurteshi, në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës, ka thënë se zgjedhjet brenda partisë do të jenë demokratike.
Në këtë mbledhje nuk ka marrë pjesë kryetari Shpend Ahmeti, e as deputetë e anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes, të cilët dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre në parti.
Ndërkohë, zgjedhjet për kryetar dhe strukturat e Lëvizjes do të mbahen të dielën e ardhshme.
Kandidat i vetëm për kryetar është deputeti Albin Kurti.