Limaj: Do ta ratifikojmë një Demarkacion të pranueshëm për të gjithë

Aktuale

Limaj: Do ta ratifikojmë një Demarkacion të pranueshëm për të gjithë

Më: 14 janar 2018 Në ora: 23:03
Fatmir Limaj

Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nesër do të jetë në duart e deputetëve. Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se kjo marrëveshje do të shqyrtohet nga Komisioni për Punë të Jashtme diasporë dhe investime strategjike. Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka paralajmëruar se kësaj teme do t’i vie epilogu përfundimtar në muajin janar.

“Ne po punojmë që kur të dërgohet në parlament të Kosovës të gjithë t’i duartrokasin variantit që do ta dërgojmë. Të duartrokitet nga qytetarët por edhe nga miqtë tanë dhe përfundimisht ta përmbyllim këtë temë. Ne po punojmë në këtë drejtim duke respektuar interesat e dy vendeve. Nga ky proces ju siguroj se asnjëri vend nuk del i humbur, përkundrazi”, deklaroi Limaj për “Tribuna Channel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat