Çfarë thonë specialistët për diagnozën e Isa Mustafës?

Aktuale

Çfarë thonë specialistët për diagnozën e Isa Mustafës?

Më: 14 janar 2018 Në ora: 23:20
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka një javë që është i shtrirë në njërin prej spitaleve në vend. Fillimisht u tha se është prekur nga gripi, por më pastaj u dha lajmi se vuan edhe nga sindroma “Guillain-Barre”, që është çrregullim autoimun i cili e sulmon sistemin nervor periferik.

Në orët e mbrëmjes u raportua se ish-Kryeministri ka pësuar sulm në tru.

Sipas neurologut Naser Lleshi, nga Spitali Rajonal i Gjakovës, tek personat mbi moshën 65 vjeçare, sindroma “Guillain Barre” është shumë progresive.

“Kjo sëmundje përkeqësohet për shkak të moshës. Personi i tillë është rezistent në terapi, por varet edhe nga gjendja e përgjithshme e organizmit dhe me çfarë sëmundje tjera përcjellëse është përballur, si hipertension, diabet, etj.”, ka thënë Lleshi përmes telefonit.

Kurse sa i përket sulmit në tru tek personat më në moshë, Lleshi ka theksuar se pasojat mund të jenë të rënda dhe nuk përjashtohet mundësia e paralizës së pjesëshme të gjymtyrëve.

“Ndryshimet që ndodhin nga kjo sëmundje janë të pakthyeshme dhe prognoza nuk është optimiste”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat