Demarkacioni shkon në Kryesi, VV, AAK dhe Nisma kundër dërgimit të tij në Kuvend

Aktuale

Demarkacioni shkon në Kryesi, VV, AAK dhe Nisma kundër dërgimit të tij në Kuvend

Më: 15 janar 2018 Në ora: 09:44
Pamje nga mbledhja e Komisionit

(E plotësuar) - Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, i ka proceduar Kuvendit të Kosovës Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, pa ndonjë rekomandim që të votohet apo jo, projektligji në fjalë.

I mbetet Kryesisë që të vendos për seancën, ku në rend dite do të jete ratifikimi i demarkacionit me Malin e zi. Megjithëse anëtarët e Komisionit nga radhët e VV- se, AAK- së dhe Nismës insistuan që ky Projektligj t’i shkojë Kuvendit me rekomandimin, që mos të votohet kjo marrëveshje, ky propozim nuk kaloi.

 Kryetarja e këtij Komisioni Vjosa Osmani tha se ky projektligj duhet t’i shkojë Kuvendit pa rekomandim për të votuar pro apo kundër, pasi që kjo mbetet në vullnetin e deputetëve të vendosin si të votojnë.

Osmani: Ta dërgojmë pa rekomandim pro apo kundër

“Unë propozoj që dokumentin që neve na ka përcjell Qeveria e Republikës së Kosovës, ta dërgojmë për shqyrtim. Pra t’ia kthejmë Kryesisë sepse Kryesia pastaj vendos për seancë. Por pa dhënë ndonjë rekomandim, në qoftë se marrëveshja duhet të votohet për apo kundër “, tha ajo.

Anëtari i Komisionit nga radhët e Nismës për Kosovën,  Zafir Berisha tha se komisioni duhet t’i rekomandojë votën kundër, për këtë marrëveshje.

Berisha: Komisioni me rekomandu votë kundër për këtë marrëveshje

“Kjo temë është trajtuar më tepër se që duhet. Po hyjmë në vitin e  tretë. Dhe po mendoj që dhe në takimin e kaluar, dy takimet e fundit tashmë është vërtetuar se komisioni i ri qeveritar, në fakt ka vërtetuar që marrëveshja për të cilën po debatojmë, është dhe mbi bazën e dokumenteve fals. Dhe është vërtetuar se Komisioni Meha kushtimisht po them që i ka tejkaluar dhe kompetencat. Jam ithtar i asaj që ne si komision me votu kundër. Me i rekomandu me votën kundër kësaj seance për këtë marrëveshje. Ne si deputet kemi përgjegjësinë për me u përcaktu. Thjesht me dhanë mendimin tonë. Me shku me votu dhe vota si do të jetë në komision me qenë rekomandim për kryesinë dhe seancën”, tha ai. .

Edhe anëtari i komisionit nga radhët e VV-së Visar Ymeri, tha se e përkrah propozimin që në këtë komision të votohet rekomandimi, për mos ratifikim të marrëveshjes.

Ymeri: T’i rekomandojmë Kuvendit  të mos e ratifikojë

“Për mua të paktën është e qartë në gjetjet e tyre, që ka pasur disa shkelje. Prej tejkalimit të kompetencave të ish komisionit, e deri tek supozimet ose dyshimet që janë ngrit nga ky komision për falsifikim të dokumenteve dhe fakte të reja, që janë gjetur e që dëshmojnë që marrëveshja për demarkacion nuk është në përputhje as me interesin territoriale të republikës së Kosovës, as me interesin e  Kosovës. Kështu që konsideroj që komisioni për politikë të jashtme, duhet t’i rekomandonte seancës që mos të ratifikohet kjo marrëveshje. Natyrisht që prapë seanca në fund e ka fjalën përfundimtare”, tha Ymeri

Deputetja e LDK-së Doruntina Maloku tha se ky projektligj duhet të dërgohet në Kuvend pa rekomandim, pasi që lënda është në prokurori.

Maloku: Ta procedojmë pa rekomandim

“Për shkak të rëndësisë tepër të madhe që e ka ky Projektligj, kjo marrëveshje ne duhet t’ia  procedojmë Kryesisë, pa ndonjë rekomandim. Edhe për faktin që tani lënda është në prokurori. E ndoshta do të ishte dhe një ndërhyrje po që se  ne do të merrnim një vendim, ose do të jepnim një rekomandim për apo kundër votimit të kësaj marrëveshje, në kohen kur prokuroria është ende duke hetuar pretendimet e komisionit Bulliqi”, tha ajo.

Ndërkaq deputetja  e AAK-së Time Kadriaj theksoi se komisioni duhet t’i rekomandojë  Kuvendit që kjo marrëveshje të mos votohet.

Por mendim ndryshe, kishte deputeti nga radhët e PDK-së Elmi Reçica, i cili tha se kjo çështje duhet t’i lihet seancës që të vendos. 

Reçica: Seanca të vendos

 “Ne e dimë të gjithë që është një betejë shkencore dhe politike, kush është më i mençëm, kush ka të drejtë. Në këtë situatë mirë do të ishte të votoheshin rekomandimet për ta mbështet demarkacionin me Malin e Zi, mirëpo meqenëse nuk kemi një pajtueshmëri. Nuk kemi një unitet sa i përket kësaj çështje. Atëherë së paku do të duhej që propozimi juaj gjegjësisht i Doruntinës të shkoj në kryesi dhe pastaj seanca plenare ta vendos, ky është qëndrimi im dhe i PDK-së“, tha Reçica.

Edhe deputetja nga radhët e VV-së Aida Dërguti  tha se është problematike që në seancë të procedohet diçka që është nën hetime.

Dërguti: Problematike të procedohet në seancë diçka që është nën hetime

“Mua më duket shumë problematike të procedohet  në seancë, diçka që është nën hetime. Një Projektligj që është duke u hetuar, është shumë problematik, të kërkojmë qëndrimin e deputeteve me votë për këtë Projektligj|”, tha ajo.

Por Osmani kishte dhe një përgjigje për këtë.

Osmani: Është problematike një dokument nën hetime të marrë rezultatin final

“Unë pajtohem prandaj ne nuk po e procedojmë në seancë për t’u votuar, apo për t’u mos u votuar. Faktikisht unë mendoj  që është mirë që në dokumentin që e dërgojmë ta njoftojmë Kryesinë, që kjo ka qenë arsyeja pse nuk është dhënë rekomandim. Sepse është problematike që një dokument që është nën hetime ta marrë rezultatin final. T’u thuhet deputetëve qoftë votojeni qoftë mos e votoni”, tha ajo.

Sipas Osmanit kur ka përputhshmëri të dhënave kadastrale, atëherë merren ato si kriter, ndërsa tha se Qeveria ka fshirë nga web faqja një sërë materialesh.

Osmani: Qeveria fshiu një sërë materialesh

“Ne tri herë atë ditë së bashku me juve z. Imeri kërkuam nga komisioni përgjigje, lidhur me atë se a i posedon Mali i Zi të dhënat kadastrale deri në piken ku përcaktohet nga kjo marrëveshje. Dhe asnjëherë nuk morëm përgjigje. Përkundrazi çfarë ka bërë Qeveria e Kosovës, është i ka fshirë nga web faqja e qeverisë një sërë materialesh që më herët janë vendosur lidhur me këtë çështje. Tani përsëri këtu fshehën disa nga materialet deputetëve dhe t’iu plasohen vetëm disa që dikujt mund t’i pëlqejnë. Unë besoj është e papërgjegjshme”, tha ajo.

***

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka proceduar në Kuvend projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi, pa ndonjë rekomandim që të votohet apo jo.

I mbetet Kryesisë të vendos për seancën ku në rend dite do të jetë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Megjithëse deputetët e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, anëtarë të këtij Komisioni insistuan që ky projektligj t’i shkoj Kuvendit me rekomandimin që mos të votohet kjo marrëveshje, ky propozim nuk kaloi.

Kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani, tha se shpreson që deri sot kanë një sërë sqarimesh deri sot s’kanë  material të ri.

“Po propozoj që dokumentin që na ka përcjell Qeveria ta dërgojmë për shqyrtim  Kryesisë. Por pa dhënie të  ndonjë rekomandim që marrëveshja të votohet pro apo kundër. Dhe projektligji të mbetet në vullnetin e deputetëve të vendosin si të votojnë”, ka thënë Osmani.

Deputeti Zafir Berisha nga Nisma tha se kjo temë është trajtuar më tepër se që duhet.

Sipas tij komisioni i ri ka vërtetuar se marreveshja efshtës mbi bazën e dokumenteve fals dhe Komisioni Meha i ka tejkaluar kompetencat.

“T’i rekomandojmë me votën kundre pre këtë marrëveshje. Ne si deputetë kemi përgjegjësi me percaktu vendimin tonë”, tha Berisha.

 I të njëjtit mendim ishte edhe Visar Ymeri nga Vetëvendosje i cili ishte që të votohet rekomandimi për mos ratifikim të marrëveshjes.

“Për mua është e qartë se ka pasur disa shkelje nga të gjeturat. Dyshimet për falsifikim dokumentesh. Marrëveshja aktuale nuk është në përputhje me interesin e Kosovës. Duhej t’i rekomandonte seancës që mos të ratifikohet kjo marrëveshje”, tha Ymeri.

Por deputetja e LDK-së  Doruntina Maloku tha se këtë marrëveshje duhet ta procedojnë në Kryesi pa ndonjë rekomandim.

***

Anëtarët e Komisionit të Jashtëm, kanë votuar baras- 5-5, për të çuar në Kuvend, Projektligjin për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Meqë votat kanë qenë të barabarta, ky projektligj është dërguar në Kryesi të Kuvendit, për shqyrtim, jo për seancë për votim.

“T’i rekomandohet Kryesisë së Kuvendit që ta dërgojë në seancë për shqyrtim”, ka thënë kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani.

“Nuk po e dërgojmë në seancë për votim ose jo. Një dokument që është nën hetime, pa marrë rezultatin, nuk mund të kërkohet që të votohet apo të mos votohet”, ka shtuar ajo.

Deputetët kërkojnë rekomandim për kuvendin që të mos votohet demarkacioni

Kryetarja e komisionit për punë të jashtme, Vjosa Osmani sot gjatë mbledhjes për shqyrtimin e projektligjit të demarkacionit, ka propozuar që dokumentin për demarkacionin t’ia kthejnë kryesisë së Kuvendit, me të paktën një rekomandim nëse marrëveshja duhet të votohet pro ose kundër.

Osmani ka thënë se nuk mund të jepet rekomandim i cili mund të detyronte deputetët të votonin pro apo kundër.

Këtë gjë e ka komentuar Zafir Berisha nga Nisma, i cili ka thënë se rekomandimi duhet të jetë që kjo marrëveshje të mos ratifikohet.

Të njëjtin mendim e ka ndarë edhe Visar Ymeri nga VV.

‘Duhet që në këtë komision sot ta votojmë rekomandimin për mos ratifikim të marrëveshjes, do të duhej që t’i rekonadonim  seancës që mos të ratifikohet kjo marrëveshje.’’, ka thënë ai.

Po ashtu edhe Doruntina Maloku e propozoi të njëjtën gjë.

***

Komisioni për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike, po mban mbledhjen e rregullt, ku do të shqyrtohet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Përndryshe, Kuvendi njoftoi se të hënën do të mbahet edhe mbledhja e kryesisë, por më vonë u njoftua se ajo do të mbahet të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat