Mediat serbe: Gotovina dhe Markaç do të ndihmojnë Kosovën për krijimin e ushtrisë

Aktuale

Mediat serbe: Gotovina dhe Markaç do të ndihmojnë Kosovën për krijimin e ushtrisë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 11:06
Ante Gotovina dhe Mladen Markaç

Republika më e re evropiane ende nuk ka ushtri, por së shpejti mund të krijohet.

Gjeneralët kroatë Ante Gotovina dhe Mladen Markaç do të ndihmojë në formimin, por edhe në trajnimin e Ushtrisë së Kosovës, tha tabloidi serb. Sipas gazetës, gjeneralët  kroat kanë dorëzua planet e njejta kur është formuar Garada Kombëtare nga presidenti Franjo Tugjman.

Ish komandantët e operacionit ushtarak Stuhia me sa duket për muaj të tërë janë duke përgatitur një plan të detajuar operativ për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Agim Çeku një mik i madh i kroatëve ka vizitur dhjetra herë Kroacinë, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Deputeti serb Milovan Drecun ka konfirmuar vetëm mundësinë që Gotovina dhe Markaç do të marrin pjesë në formimin e ushtrisë së Kosovës. “FSK është  nën kujdesin e NATO-s . Është interesante se në buxhetin e Kosovës për këtë vit janë dhënë fonde për blerjen e pesë helikopterëve dhe armë të rënda. Është parashikuar që në ushtri të ketë një forcë të reagimit të shpejtë. Ajo është përgatitur tashmë në strukturën e plotë të formimit. Nëse Kroacisë i është dhënë një rol, kjo është e mundur “, ka thënë Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat