Thaçi e Haradinaj bashkë, Veseli i vetëm për homazhe në Reçak

Aktuale

Thaçi e Haradinaj bashkë, Veseli i vetëm për homazhe në Reçak

Më: 15 janar 2018 Në ora: 11:26
Thaçi dhe Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin, Ramush Haradinaj, kanë bërë homazhe te memoriali i viktimave të masakruara 19 vjet më parë në Reçak.

Thaçi dhe Haradinaj kanë bërë homazhe bashkërisht, kurse ka qenë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që ka shkuar i ndarë.

Derisa Thaçi dhe Haradinaj dilnin, Veseli ka hyrë te memoriali, ku janë përshëndetur dhe kanë vazhduar.

Pas homazheve në Reçak do të mbahet edhe një akademi përkujtimore, ku pritet të flasin liderët shtetëror, gjë që nuk e bën gjatë homazheve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat