Ish kryeministri Isa Mustafa ka udhëtuar sot drejtë Gjermanisë për të vazhduar trajtimin e tij, që e kishte filluar në një spital privat në Prishtinë.
Ka disa ditë që Mustafa është shtrirë në spital si shkak i një gripi sezonal. Por sot u tha që mjekët dyshojnë se kryetari i LDK-së është prekur nga sindroma “Guillain-Barré syndrome”. Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lërë pasoja. Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik.
Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj thotë ndërkohë që gjendja e ish kryeministrit Mustafa është duke u përmirësuar, veç se ende nuk është përmirësuar plotësisht.
“Gjendja është në përmirësim e sipër, por ende nuk është përmiresuar plotësisht”, thotë Gecaj për “Bota sot”.