Krasniqi: Komisioni për MSA do ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme

Aktuale

Krasniqi: Komisioni për MSA do ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme

Më: 15 janar 2018 Në ora: 15:08
Memli Krasniqi

Sot është mbajtur takimi koordinues për mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Parlamentar për Stabilizim-Asociim, BE-Kosovë.

Memli Krasniqi pas këtij takimi tha se ky ishte takimi i parë i këtij komisioni në këtë përbërje, ku janë dakorduar për takimin i cili do të mbahet me 17 dhe 18 në Strasburg të Francës.

“Ky delegacion për këtë mandat, në këtë përbërje u takua sot për herë të parë, në vigjilje të takimit të parë të komisionit të përbashkët, që do të mbahet gjatë kësaj jave në Strasburg. Me kolegët e komisionit, të delegacionit të Kosovës, ne diskutuam të gjitha pikat që ndërlidhen me takimin e radhës. Komisioni i përbashkët BE-Kosovë, për MSA-në është një ndër komisionet me të rëndësishme, që  vlerëson jo vetëm zbatimin dhe zbatueshmërinë apo avancimin në kuadër të MSA-së, por dhe të gjitha zhvillimeve tjera. Në kuadër të raportit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BE-së, në të gjitha zhvillimet e fushave të ndryshme. Më vjen mirë që kishim një frymë konstruktive të bashkëpunimit për ta përfaqësuar, në mënyrën më të mirë të mundshme republikën e Kosovës, në këtë takim që do të mbahet me datat 17 dhe 18, në Strasburg të Francës”, tha ai.

 Komisioni takimin e ka mbajtur me dyer të mbyllura ndërsa pas takimit përveq Krasniqit askush nuk ka folur për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat