Mbledhja po vazhdon, a do e shpëtojnë partinë Albin Kurti e Shpend Ahmeti?

Aktuale

Mbledhja po vazhdon, a do e shpëtojnë partinë Albin Kurti e Shpend Ahmeti?

Më: 15 janar 2018 Në ora: 17:36
Shpend Ahmeti

Në selinë e Vetëvendosjes është duke u mbajtur mbledhja e Kryesisë dhe e Grupit Parlamentar të VV-së, ku po diskutohet përfundimisht rreth fatit të partisë.

Në mbledhje, përveç Aida Dergutit dhe Faton Topallit, janë parë tek marrin pjesë ata që dolën haptas kundër Albin Kurti dhe përkrahën Dardan Molliqajn, raporton lajmi.net.

Ajo që zgjoj kureshtje ishte shkuarja së bashku në seli e Shpend Ahmetit, i cili ende nuk është pozicionuar nga asnjëra palë, dhe e Albin Kuriti.

A po tentojnë këta të dy t’i japin fund përçarjeve të thelluar  të kësaj partie, kjo do të kuptohet përfundimisht pas mbledhjes që edhe synimi i saj është gjetja e një zgjidhjeje përfundimtare.

Ndryshe, ditë më parë ishte vet ish-kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili tani është i vetmi kandidat për kryetar të kësaj partie, u ka bërë thirrje të dorëhequrve të kthehen në Vetëvendosjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat