Walker: Ka ardhur koha që klasa politike e dalë nga lufta të largohet

Aktuale

Walker: Ka ardhur koha që klasa politike e dalë nga lufta të largohet

Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:49
William Walker

Miku i madh i shqiptarëve e diplomati amerikan, William Walker, është shprehur i zhgënjyer me gjendjen aktuale në Kosovë.

Walker vlerësoi që gjërat nuk janë duke ndryshuar përderisa theksoi nevojën për një gjeneratë të re të udhëheqësve politik.

“Aktualisht klasa politike që udhëheq vendin ka dalë nga lufta, përderisa tani është koha që ky shtet të ketë një gjeneratë të re të udhëheqësve politik”

“Të gjithë theksojnë se dëshirojnë ndryshimin, por unë ndryshimin nuk po e shoh” deklaroi Walker në një intervistë në Info Magazine.

Walker theksoi që duke u bazuar edhe në eksperiencat e vendeve të ndryshme, udhëheqësia e dalë nga lufta ka tendencë që të mos jetë adekuate për një mandat të gjatë.

Si alternativë për Walker është Lëvizja Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat