10 minuta të dorëhequrve për t’u shpjeguar

Aktuale

10 minuta të dorëhequrve për t’u shpjeguar

Më: 15 janar 2018 Në ora: 21:01
Albin Kurti

Të dorëhequrit e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë pasur nga 10 minuta kohë për të folur në mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të VV’së, e cila po vazhdon ende.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjucfa, ka treguar se si po vazhdon mbledhja e kësaj partie.

Konjufca i cili foli para mediave në kohën kur po mbahet pauzë, ka treguar se është diskutuar dorëheqja e anëtarëve të kësaj partie. Sipas tij, vetë ata kanë pasur nga 10 minuta kohë për të dhënë versionin e tyre.

“Temë diskutimi ishte versioni i të dorëhequrëve për situatën në të cilën po kalon Lëvizja Vetëvendosje. E kemi dëgjuar secilin veç e veç. Kemi fol secili nga 10 minuta. Për këtë edhe na ka marrë kohë”, tha Konjufca.

Përçarjet e mëdha brenda Vetëvendosjes janë manifestuar me një numër të madh dorëheqjesh, përfshirë ish-kryetarin Visar Ymeri dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm, Dardan Molliqajn.

Ndërkohë, Albin Kurti është kandidat i vetëm për kryetar të VV’së në zgjedhjet partiake që pritet të mbahen muajin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat