Shpend Ahmeti pas përfundimit të mbedhjes së VV-së: S’kem arritur marrëveshje

Aktuale

Shpend Ahmeti pas përfundimit të mbedhjes së VV-së: S’kem arritur marrëveshje

Më: 15 janar 2018 Në ora: 21:43
Shpend Ahmeti

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes dhe Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Shpend Ahmeti ka thënë se edhe pse është diskutuar kaq shumë nuk është arritur asnjë marrëveshje mes grupeve që kanë mendime të ndryshme brenda partisë.

Ahmeti ka thënë, se problemet brenda VV-së janë të theksuar dhe kanë dëgjuar të gjithë ata që kanë mospajtime, ndërsa ka bërë të ditur se diskutimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vazhdim.

“Na nuk jemi msu me mbledhje kjo ishte e shkurtet, problem është i dukshëm ka mospajtime te theksuara. Për herë të parë kemi diskutuar shtuar dhe hapur nuk kemi arritur për gjetje të marrëveshjes po ka qenë diskutim i sinqertë”, ka thënë Ahmeti.

“U dakorduam që të vazhdojmë diskutimet, do të ketë diskutime edhe gjatë ditëve në vazhdim”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Grup parlamentar i VV-së do të jetë i bashkuar dhe do të kenë qëndrime te përbashkta dhe të harmonizuara brenda kuvendit, pasi tani vendi ka nevojë pasi do të kthehet Gjykata Speciale dhe Demarkacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat