Pacolli: Jam lodhur nga Demarkacioni dhe Gjykata Speciale

Aktuale

Pacolli: Jam lodhur nga Demarkacioni dhe Gjykata Speciale

Më: 15 janar 2018 Në ora: 21:44
Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka thënë se e ka të vështirë që të shpreh mendimin e tij për çështjen e Demarkacionit dhe Gjykatës Speciale, për arsye brenda koalicionit ka shumë parti dhe mendime të ndryshme lidhur me këto çështje.

“Unë jam duke u përballë edhe me temën e Demarkacionit dhe Gjykatën Speciale. Kto janë pjesë e bisedave me delegacione të ndryshme. Sinqerisht përgjegjësia ime është që të mbroj politikën e shtetit tim. Nganjëherë jam edhe pak i lodhur, duke shpjeguar se si cështja e Demarkacionit dhe Specialja kanë mbetur në dorë të kryeministrit Haradinaj” ka thënë Pacolli.

“Unë nuk mundëm që ta shprehi idenë time se cfarë mendoj për Demarkacionin dhe cfarë për Gjykatën Speciale pë shkak të llojshmërisë së ideve brenda koalicionit” është shprehur Pacolli.

Sipas tij problemi me Demarkacionin e ka ndarë shoqërinë  në dysh.

“Kemi marrëveshje me Malin e Zi, dhe kjo marrëveshje është kundërshtuar nga publiku kosovar dhe i ka ndarë ata në gjysmë, pro dhe kundër Demarkacionit, dhe nga kjo kryeminstri ynë ka dashur që ti kontribojë kauzës që edhe ata që janë kundër të shprehin brengat dhe mendimet e tyre, dhe për këtë kryeministri ka emëruar një komision të ri. Do të doja që ky komision të kishte sjellë fakte shumë valide. Dhe dokumenti i tyre është sjellë ashtu si është dhe do t’iu dërgohet edhe deputetëve. Por ata thonë që deputetëve do t’iu dërgohet dicka e miratuar nga Qeveria” ka thënë ai.

“Unë përfaqësoj një parti liberale. E dreja e shprehjes së menditmit janë parime të doktrinë liberale. Unë kryj një detyrë në një koalicion të madh, dhe shumë doktrina politike janë sëbashku. Normalisht ka shumë ide të ndryshme, dhe në baz të krejt kësaj unë duhet të nxjerri atë më të mirën” ka shtuar ndër të tjera kreu i AKR-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat