Shpend Ahmeti: Ja çfarë iu thashë kur më pyetën se me kë jam

Aktuale

Shpend Ahmeti: Ja çfarë iu thashë kur më pyetën se me kë jam

Më: 15 janar 2018 Në ora: 21:57
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi ka lëshuar mbledhjen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka sqaruar pozicionimin e tij, pas zhvillimeve të fundit brenda partisë.

“Kur më kanë pyetur mua se cili është pozicioni juaj, i kam thënë se jam kryetar i Komunës së Prishtinës. Unë dua ta mbaj Vetëvendosjen të bashkuar. Poqëse nuk është e mundur, atëherë pozicionet do t’i bëjmë të ditura. Natyrisht se nuk jemi të lumtur, as unë si kryetar as deputetët, sepse të ndarë jemi shumë më të dobët”  është shprehur Shpend Ahmeti.

Sot Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur një takim i cili ka zgjatur për orë të tëra, e ku është diskutuar edhe për çështjen e Demarkacionit dhe Gjykatës Speciale. Deputeti Glauk Konjufca ka thënë që si Vetëvendosje duhet të jenë të unifikuar rreth këtyre çështjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat