Flet edhe Visar Ymeri: Në VV nuk ka shpresë, nuk u dakorduam për asgjë

Aktuale

Flet edhe Visar Ymeri: Në VV nuk ka shpresë, nuk u dakorduam për asgjë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 21:59
Visar Ymeri

Ish kryetari i VV-së, Visar Ymeri, pas mbledhjes së kryesisë dhe grupit parlamentar të VV-së, ka pohuar se nuk ka parë ndonjë mundësi të përafrimit të qëndrimeve.

“Nuk është se ka ndonjë përparim në këtë drejtim. Nuk shoh ndonjë mundësi as të përafrimit te qëndrimeve dhe as me e ndonjë marrëveshje. Nuk pashë vullnet. Konsideroj që VV është në fazë të rëndësishme, duhet të heqë dorë nga vetja, për të mirën e përbashkët. Janë zhvillimet e viteve të fundit”, ka theksuar Ymeri për media.

Kurse kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se ka mospajtime dhe nuk kanë arrit të gjejnë marrëveshje, por që janë dakorduar që diskutimet të vazhdojnë.

“Na që jemi mësuar me mbledhje, kjo ishte relativisht e shkurt. Problemi është i dukshëm dhe ka mospajtime të theksuara. Për të herë parë janë shtruar hapur. Nuk kemi arrit të gjejmë marrëveshje, e të dakordohemi, por ka qenë diskutimi më i sinqertë. U dakorduam që diskutimet të vazhdojmë. Do të kemi takime më intensive”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat