“Kadri Veseli po luan rolin e ‘shqiptarit të madh’”

Aktuale

“Kadri Veseli po luan rolin e ‘shqiptarit të madh’”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 15 janar 2018 Në ora: 22:55
Kadri Veseli

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një fjalim të mbajtur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut, “kërcënoi” Serbinë duke thënë se Serbia nuk duhet të provojë të kthehet në Kosovë pasi, siç tha Veseli “nuk do të ndalemi më deri në Nish”.

"Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish. Ky vend do të qëndrojë i lirë i pavarur dhe sovran. Çdo cenim do të marrë përgjigjen e merituar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë”- tha Veseli në një deklaratë.

E këto deklarata të Veselit i komenton analisti politik, Nexhat Haziri. Ai për “Bota sot”, thotë se këto deklarata janë vetëm sa për konsum të brendshëm politik dhe se Veseli po luan rolin e “shqiptarit të madh” duke ju hedhur hi syve qytetarëve të vendit.

Image
Nexhat Haziri

“Këto deklarata janë vetëm për konsum të brendshëm politik dhe vijnë në një kohë kur vlerësimi politik i Veselit dhe liderëve të tjerë shtetëror është në pikën zero, për shkak të keq qeverisjes së vendit dhe situatës së vështirë politike dhe ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi I ynë. Dhe natyrisht për t’i fshehur këto dështime të tyre, Veseli ka zgjedhur të bëj deklarata të tilla të tipit "shqiptarit të madh" duke iu hedhur hi syve qytetarëve të vendit”, tha Haziri për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat