Mediat serbe: William Walker nuk e pranoi medaljen e nderit nga Hashim Thaçi

Aktuale

Mediat serbe: William Walker nuk e pranoi medaljen e nderit nga Hashim Thaçi

Më: 16 janar 2018 Në ora: 09:50
Ish-diplomati i SHBA-së dhe ish-shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së, William Walker

Ish-diplomati i SHBA-së dhe ish-shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së, William Walker, nuk u pajtua që Hashim Thaçi t’i dorëzojë dekoratat, gjatë kremtimit të përvjetorit të ngjarjeve në Raçak, njoftuan mediat e Kosovës.

“Unë nuk jam gati për të marrë çmimin nga Thaçi… Nuk e refuzova, por kur më pyetën nëse do ta pranoja, për disa arsye thashë se nuk do ta pranojë”, tha Walker.

Siç raportohet, Walker ka kritikuar shpesh Thaçin gjatë viteve të fundit, duke e akuzuar atë që “ka bërë gjithçka për të kënaqur përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”, raporton “Vestinet”.

Gjatë vizitës në Kosovë, ish-kreu i OSBE-së tha se ishte koha që brezi i politikanëve që kanë dalë nga lufta t’ua lëshojnë vendin brezit të ri.

Raporti i Walker për ngjarjet në Raçak shërbeu si një shkak i drejtpërdrejtë për bombardimet e NATO’s në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat