Gjuriq: Kushdoqofshin shqiptarë apo serbë do të ndëshkohen për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale

Gjuriq: Kushdoqofshin shqiptarë apo serbë do të ndëshkohen për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 16 janar 2018 Në ora: 11:02
Kryetari i Zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq

Kryetari i Zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit në mëngjesin e sotëm në Mitrovicë është një akt kriminal dhe terrorist, që duhet ndëshkuar.

“Kjo është një përpjekje që popullin serb ta fusin në një gjendje kaois, ky është një sulm ndaj popullit serb të shtyrë në ferr të luftës”, u ka thënë Gjuriq gazetarëve në Bruksel, raporton “Beta”.

Ai tha se në ditët e kaluara serbët ishin “të shtyrë nga lufta pa ndonjë reagim nga bashkësia ndërkombëtare” dhe se kishte disa sulme ndaj pronës së tyre.

“Kushdo që qëndron prapa kësaj, qoftë kriminelë shqiptarë apo serbë, duhet të dënohen”, tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat