“Vrasja që mund të lidhet me dinamikat serbe”

Aktuale

“Vrasja që mund të lidhet me dinamikat serbe”

Nga: Bota sot Më: 16 janar 2018 Në ora: 12:09
Oliver Ivanoviq

ish gazetari i gazetës "Bota sot", Sabit Gecaj, ka reaguar pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se vrasja mund të lidhet me dinamikat serbe, përcjell Bota sot.

Ai thotë se Ivanoviq ka ditur për veprimtarinë kriminale serbe në Kosovë dhe eliminimi i tij mund të krijojë pikëpyetje, që Serbia do të përpiqet të fitojë në kurriz të kësaj vrasje.

Po ashtu, ai thotë se dihet që Serbia është e gatshme të shkaktojë kriza e konflikte, për të realizuar qëllimet e saj.

Image
Sabit Gecaj

Postimi i plotë:

VRASJE QË MUND TË LIDHET ME DINAMIKAT SERBE

Sipar kanalit televizi, „blic.rs“, sot në mëngjes në një pritë në Mitrovicë u vra me pesë plumba Oliver Ivanovici.

Para pak ditësh, KFOR-i, bëri publike informacionet për levizje të përsonave të uniformuar dhe armatosur, nga Serbia, në teritorin e Kosovës, konkretishtë në pjesë veriore të Mitrovicës.
Duhet vërejtur, se lëvizje të tilla të forcave serbe në atë pjesë të Kosovës ka patur shpesh, që na periudha e pasluftë, dhe posaqërishtë në periudhat kur situata politike dhe e sigurisë ne Kosove, paraqitet si jostabile. Ndëkohe që institucionet e vendore te sigurisë në Kosovë nuk janë prononcuar lidhur me raportimet publike të KFOR-t, lidhur me çështjen, kanë apo nuk kanë informacione të tilla, për levizje njerëzish të armatosur në veri të vendit, ka të ngjarë që formacionet për te cilat njofton KFOR-i, tashmë mund ta kenë kryer një pjese të punës, skenarit të tyre për destabilizimin e Kosovës. Dhe vrasjen e Oliver Ivanoviçit, nuk duhet parë jashtë këtyre lëvizje.
Ndërkaq institucionet e Kosovës, pas gati një vit pauze, kanë njoftuar rifillimin e negociatave me Serbinë, me ndërmjetësimin e Brukselit.
Se a kanë të gjitha keto veprime një lidhëshmeri me njëra tjetrën akoma nuk dihet. Çfar mund të spekulohet, është fakti që Ivanoviç po gjykohej ne Kosove, dhe ai ka patur informacione të shumëta të caktuar, lidhur me veprimtarinë kriminale shtetërore Serbe, në atë pjesesë te Kosovës; dhe kjo sigurishtë se ka përbë elemente rreziku për planet serbe në Kosovë. Andaj eleminimi i tij mund të krijoi shume pikpyetje. Qe Serbi do të perpiqet të fitoi politikishtë në kurriz të kësaj vrasje, që ajo ndër te tjera do të mundohet ta akuzoi bashkësinë ndërkombëtare per gjoja krijimin e një shteti jostabil, është e pritëshme.
Por, ajo çka historikishtë dihet, është gatishmëria e Serbise për të shkaktuar kriza e konflikte, edhe luftara klasike, saherë që ata kanë interes për të realizuar qëllimet e tyre hegjemoniste politike, por edhe saherë që dikush pengon zhvillimin e dinamikave e proceseve të caktuara të tyre për tu realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat