Nexhmedin Spahiu: Vrasja e Oliver Ivanoviç, eliminim politik nga serbët

Aktuale

Nexhmedin Spahiu: Vrasja e Oliver Ivanoviç, eliminim politik nga serbët

Më: 16 janar 2018 Në ora: 12:41
Sulmi mbi makinën e Ivanoviç

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviç, u vra mëngjesin e të martës teksa po hynte në ambientet e zyrës. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet dhe zbulimin e autorëve; gazetari Nexhmedin Spahiu thotë për Dritare.net se ndaj Ivanoviç u bë një atentat politik dhe se ai u vra nga Shërbimet Inteligjente të Serbisë.

“Nuk dihet saktësisht, por mund të supozohet se kush e vranë Oliver Ivanoviç. Është e qartë që është një vrasje politike dhe nuk është e para që ndodh këtu, në të njëjtën mënyrë, të njëjtën metodë. Dyshimet janë mbi Shërbimet Inteligjente të Serbisë, ata të cilët duan që të gjithë serbët në Kosovë të jenë të varur direkt nga Beogradi dhe të mos ketë fare asnjë alternativë ndryshe.

Ky nuk është një incident ndëretnik, vrasja e Ivanoviç është bërë nga serbët. Pasi duke parë edhe vendin ku ai është vrarë, shqiptarët as nuk mund të qarkullojnë lirshëm. Dhe nuk ka pse kjo të shihet si arsye për të ndërprerë bisedimet mes dy shteteve.

Por, vrasja e Oliver Ivanoviç më tepër sesa një eliminim politik është bërë me qëllim që të destabilizohet situata në Kosovë. Përveç se një eliminim politik, është edhe zgjedhja e një viktime në mënyrë që të shfrytëzohet për qëllime të tjera politike. Ndërprerja e bisedimeve në Bruksel është një indikator i parë,”-tregon ai për Dritare.net.

Spahiu sqaron se ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në veri të Kosovës, ku sipas tij politikanë të tjerë janë vrarë në të njëjtën mënyrë si Ivanoviç. Gazetari thotë për Dritare.net se në Mitrovicë ekziston frika e përsëritjes së ngjarjeve të tilla dhe se pritet të ketë të tjera eliminime.

“Edhe më parë janë vrarë politikanë, vite më parë është vrarë Dimitrije Janicijeviç në 2013. Në atë kohë ai ishte edhe konkurrent i Ivanoviç në zgjedhjet lokale të Komunës veriore të Mitrovicës. Atëherë ishin katër kandidatë për kryetar, ndërkohë në atë periudhë Janicijeviç u vra dhe Ivanoviç u burgos. Kurse këtë vit ishin vetëm dy kandidatë serbë dhe tani edhe Ivanoviç u vra nga një atentat. Kjo e tregon shumë qartë që është një akt politik. Pasi është vrarë me të njëjtën metodë.

Image
Dimitrije Janicijeviç

Rreziku për një luftë apo ngjarje të tjera të ngjashme, është i vazhdueshëm, përderisa nuk ka një stabilitet politik. Unë shpresoj të mos ketë më ngjarje të ngjashme, por frika ekziston se do të ketë telashe të mëtejshme, e këto nuk do të përfundojnë këtu”,-përfundon Nexhmedin Spahiu./Dritare.net

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat