Deklaratë e ambasadorit Delawie lidhur me vrasjen e Olliver Ivanoviqit

Aktuale

Deklaratë e ambasadorit Delawie lidhur me vrasjen e Olliver Ivanoviqit

Më: 16 janar 2018 Në ora: 12:44
Delawie

Dënoj në mënyrën më të fuqishme të mundshme vrasjen e dhunshme të Olliver Ivanoviqit në mëngjesin e sotëm, dhe shpreh ngushëllimet më të thella të ambasadës për familjen e tij.

Thërras në të gjitha institucionet e drejtësisë të Kosovës – veçanërisht tash që policia, prokurorët dhe gjykatat janë të integruara – që të hetojnë këtë incident shpejtë dhe profesionalisht, dhe që të bijnë kryerësit para drejtësisë.

Nxisim të gjitha palët që të shmangin retorikën e rrezikshme dhe të mbesin të qetë në këtë kohë të ndjeshme, dhe të ripërkushtohen për të vazhduar punën drejtë normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të jetëve të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat