Veseli dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Aktuale

Veseli dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Më: 16 janar 2018 Në ora: 12:53
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka dënuar vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, si dhe ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Veseli beson se organet e drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore që ky rast i rëndë të zbardhet sa më shpejtë dhe që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat