Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka dënuar aktin e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq.
Pacolli e ka quajtur akt trishtues vrasjen e tij dhe sipas tij, dhuna si mjet është në kundërshtim me përpjekjet e sundimit të shtetit.
Ai ka ftuar institucionet ta ndriçojnë rastin.
Postimi i plotë:
E dënoj në mënyrën më të fuqishme aktin e rëndë të vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, i cili sipas raportimeve u vra sot në mëngjes para selisë së tij së partisë së tij në pjesën veriore të Kosovës.
Akti trishtues i vrasjes dhe dhuna si mjet është në kundërshtim me përpjekjet tona për të vënë rend dhe sundim të së drejtës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ftoj institucionet përgjegjëse të sundimit të Ligjit në Kosovë dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të bashkëpunojnë në ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti dhe të vihen para drejtësisë autorët e këtij akti kriminal.