Shpërthen në lot për Ivanoviqin ministri serb: Ishte më i sigurt në burg

Aktuale

Shpërthen në lot për Ivanoviqin ministri serb: Ishte më i sigurt në burg

Më: 16 janar 2018 Në ora: 13:49
Rasim Ljajiq

Ministri serb i Tregtisë dhe Turizmit Rasim Ljajiq, duke folur para kamerës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, nuk ka mundur t’i ndalë lotët.

“Del se ishte më i sigurt në burg, sesa në liri”, deklaroi Ljajiqi për Radio Televizionin e Serbisë, duke shtuar se “për shkak të maturisë së tij, (Ivanoviqi) s’ka qenë i mirë as për serbët as për shqiptarët”.

E vetmja gjë me rëndësi tani, sipas ministrit, është të zbulohet se kush qëndron prapa vrasjes, “nëse fare diçka është me rëndësi më”.

“Ishte cak i sulmeve dhe kritikave nga të gjitha anët. Kam biseduar me të për këtë. Ai e kuptonte këtë realitet dhe tentonte ta ndryshojë në mënyrë demokratike dhe ky është dallimi kryesor mes tij dhe të tjerëve. Ishte pengesë për të gjithë”, ka thënë Ljajiq.

Ai, siç transmeton Expressi, ka shtuar se shumë miq që kanë komunikuar me Ivanoviqin kohët e fundit e kanë vërejtur se ai  dukej shumë i brengosur.

I pyetur se a beson se kjo vrasje do të zbardhet, Ljajiq ka thënë se sinqerisht nuk beson se kjo do të ndodhë ndonjëherë.

“Sa herë i kam thënë që të largohet nga Mitrovica”, ka thënë ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat