Ivanoviq pritet të varroset në Beograd

Aktuale

Ivanoviq pritet të varroset në Beograd

Më: 16 janar 2018 Në ora: 13:54
Oliver Ivanoviq

Lideri i Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri,demokraci,drejtësi’, Oliver Ivanoviq ka shumë të ngjarë të varroset në Beograd, me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij.

Sipas burimeve të Tanjug të afërta me familjen, trupi i Ivanoviq, do t’i dorëzohet familjes pas autopsisë, e cila do të kryhet sot në Qendrën Spitalore të Mitrovicës së veriut.

Ivanoviq u vra sot në ora 08:30, para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat