Hoxha: T’i përkrahim sektorët që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve

Aktuale

Hoxha: T’i përkrahim sektorët që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve

Më: 16 janar 2018 Në ora: 14:58
Dhurata Hoxha

Asistenca nga donatorët, në këtë rast nga BE, sidomos si pjesë e instrumentit të para anëtarësimit, duhet të fokusohet, në fushat të cilat direkt kanë ndikim në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Kështu ka thënë ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, në takimin politik për Instrumentin e Para Anëtarësimit (IPA) për vitet programuese 2018-2019, ku i diskutuan prioritetet për përkrahje nga IPA.

Hoxha: T’i përkrahim sektorët që kanë ndikim në mirëqenien e qytetarëve

“Në shkurt të këtij viti ne festojmë 10-vjetorin e pavarësisë  së republikës së Kosovës, i cili na rikujton obligimin e  institucioneve tona, për zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Sidomos duke u fokusuar në sektorët siç janë sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, arsimi e punësimi. Me qëllim që të investohet më shumë në sektorët përkatës, në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë, është vendosur të përkrahen sektorët si në vijim në IPA 2018 në vlerë prej 81 . 6 milion euro. Pra fushat e prioritete apo ku do të derdhen këto fonde janë siç vijojnë. Sundimi i Ligjit dhe të drejtat fundamentale. Energjia, mjedisi si dhe arsimi. Punësimi dhe politikat sociale, me fokus në arsim. Përveç këtyre do të ketë dhe përkrahje në projekte individuale, që konsiderohet se ndihmojnë në kuadër të demokracisë dhe qeverisjes. Siç dhe mund të shihni e tërë vëmendja do të jetë në sektorët që jan ë qenësor për zhvillimin e vendit, për fuqizimin e sundimit të ligjit. Respektimin e të drejtave të njeriut. Zhvillimin e sektorit të energjetik. Mbrojtjen e mjedisit dhe ofrimin e një sistemi arsimor kualitativ për të rinjtë tanë”, tha ajo.

Hoxhaj tha se Programi IPA 2019 do të jetë shumë i përafërt me atë IPA 2018 dhe do të vazhdojë të përkrahë sektorët e njëjtë, përveç se do të shtohen bujqësia dhe zhvillimi rural si dhe konkurrenca dhe inovacioni.

Ajo ka bërë të ditur se ende nuk kanë një plan zyrtar të afateve kohore, por nga zyra e BE-së janë ftuar që të dërgojnë çfarëdo propozimesh që kanë qysh tani, ashtu që të fillojë procesi i konsultimit dhe para afateve zyrtare.

Sipas saj, ministria që ajo drejton do të ofrojë përkrahje dhe se asistenca që ofrohet përmes këtyre programeve është mundësi ideale, për të adresuar sfidat në sektorët përkatës dhe për të mundësuar reformat, që janë të domosdoshme për avancimin e procesin integrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat