Publicisti Kelmendi: Vrasësit e kriminelit Ivanoviç duhet kërkuar në Beograd

Aktuale

Publicisti Kelmendi: Vrasësit e kriminelit Ivanoviç duhet kërkuar në Beograd

Nga: D.RR Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:52
Oliver Ivanoviq

Publicisti i njohur, Muhamet Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, thotë se dorasit që vranë sot kriminelin Oliver Ivanoviq, duhet kërkuar brenda qeverisë së Aleksandër Vuçiq.

Mes rreshtave të tij ai përmend edhe krimet dhe gjenocidet që ka kryer Serbia para, gjatë dhe pas luftës.

Posimi i plotë i Kelmendit:

Vrasjen e kriminelit me damke te Oliver Ivanovicit duhet kerkuar ne Beograd, te qeveria e Aleksander Vucicit.
Mendohet se Oliver Ivanovic ka qene i njohur me krimet dhe me terrorin serbomadh, si dhe me gjenocid ndaj kombit shqiptar ne Kosove, nga edhe eshte ekzekutuar, me qellim te ikjes ndoshta te deshmise se tij ndaj Vucivit dhe vucicave te tjere ne qeverine kriminale te Beogradit!
Ne kete pune jane te njohur kriminelet serb.
Te permendim vrasjet kriminale ne Peje para vitit 1998!
Vrasjet e femijeve ne Mitrovice!
Vrasjet e shume femijeve ne Kosove!
Vrasjen e Gjingjicit ne Beograd!
Ketu nuk po permendim barbarizmat serbe ndaj shqiptareve ne vitin 1999 dhe perpara.
Thjeshte?
Krimi dhe banditizmi serb nuk ka te ndalur, qofte edhe ndaj femijeve, pleqeve dhe gjinise femerore, pavaresisht pasojave.
Per ideologji fashiste serbomadhe kriminelet serbe e mbysin edhe baben.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat