Kjo është e vërteta e anulimit të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit!

Aktuale

Kjo është e vërteta e anulimit të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit!

Më: 16 janar 2018 Në ora: 17:38
Ilustrim

“The Guardian” me anë të një shkrimi që e ka publikuar pas vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq ka bërë me dije se bisedimet të cilat ishin paplanifikuar të fillonin sot mes Prishtinës e Beogradit, janë shtyrë për një afat të pacaktuar.

Edhe pse të dy palët e kanë konfirmuar se bisedimet janë shtyrë për shkak se pala serbe është nisur për Beograd me të marrë lajmin se Ivanoviq ka ndërruar jetë, një burim nga qeveria e Beogradit i ka thënë “The Guardian” se delegacioni është tërhequr shkaku i deklaratave të fundit nga kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Në anën tjetër, ai i cili është caktuar si udhëheqës i bisedimeve me Serbinë, Avni Arifi me anë të një deklarate është shprehur se po qëndrojnë ende në Bruksel dhe se po presin që të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.

“Delegacioni serb e ka anuluar takimin menjëherë pas marrjes së lajmit për vdekjen e Ivanoviqit. Ne po qëndrojmë ende ne Bruksel dhe në koordinim me BE-në do të vendosim për hapat e radhës” ka thënë Avni Arifi.

E i ashtuquajturi, Drejtori i zyrës për Kosovën, njëherësh edhe përfaqësues i shtetit serb për bisedimet në Bruksel, mes Prishtinës e Beogradit, ka konfirmuar se nuk do të jenë në bisedime për një kohë të pacaktuar, siç thonë ata deri në një vendim të ri nga pala biseduese.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli gjatë një fjalimi të mbajtur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut, ka thënë që  “Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish”, deklaratë kjo e cila më pas bëri jehonë të madhe në mediat vendore dhe ato të huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat