Flet Halit Barani: Ivanoviq vrau 49 shqiptarë, kemi edhe dëshmi për këtë

Aktuale

Flet Halit Barani: Ivanoviq vrau 49 shqiptarë, kemi edhe dëshmi për këtë

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 16 janar 2018 Në ora: 18:00
Halit Barani

Edhe kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani ka komentuar rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serbë në Mitrovicë. Ai thotë se vrasja e tij është qërim hesapesh mes grupeve kriminale. Barani thotë më tutje se Oliver Ivanoviq ka qenë vrasësi i 49 shqiptarëve, për të cilat ka edhe dëshmitarë.

“Sa i përket vrasjes së kryekriminelit Oliver Ivanoviqit, i cili është pjesëmarrës i disa masakrave në Mitrovicë e gjetiu, vrasja është qërim hesapesh mes grupeve kriminele.  Oliveri ka qenë vrasës i 49 shqiptarëve për çka në KMDLNJ, Qendra Rajonale ka të delonuara shumë deklarata të dëshmitarëve okular, ndër ta ka edhe dëshmitarë serbë”, thotë Barani për “Bota sot”.

Ai thotë ndër të tjera se nuk mund të ketë trazira, për arsye se familja dhe miqtë e tij i dinë vrasësit, e poashtu e din edhe arsyen e vrasjes.

“Oliveri ka qenë cak i bandave kriminele serbe edhe në tri raste me herët, sa i përket trazirave mendoj se nuk do të ketë ngase nuk ka arsye pasi familja dhe shokët i dinë vrasësit poashtu edhe shokët kriminelë të tij i njohin vrasësit dhe e din arsyen e vrasjes”, thotë Barani./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat