Fillon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mediat nuk lejohen në sallë

Aktuale

Fillon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mediat nuk lejohen në sallë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 18:36
Ndertesa e Qeverise se Kosoves

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur për sot në orën 18:00 mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend”, thuhej në njoftimin e Zyrës së Kryeminstrit.

Njoftimi vjen pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

Mbledhja tashmë ka filluar, por mediat nuk janë lejuar as të marrin pamje nga fillimi i takimit.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se do të mbajë një konferencë me gazetarë, pas përfundimit të mbledhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat