Kjo është gjendja shëndetësore e ish kryeministrit Mustafa pas dërgimit në Gjermani

Aktuale

Kjo është gjendja shëndetësore e ish kryeministrit Mustafa pas dërgimit në Gjermani

Më: 16 janar 2018 Në ora: 19:04
Isa Mustafa

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është duke u përmirësuar.

Mustafa i cili për disa ditë ishte duke u mjekuar në Spitalin Amerikanë në Prishtinë, pasi vuante nga një grip është dërguar për mjekim në Gjermani pas keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Por, ish-këshilltari i tij në Qeveri, Besnik Berisha ka thënë se gjendja e Mustafës është stabile dhe po shkon drejt përmirësimit gradual.

Ai ka thënë se ish-kryeministri qysh dje ka filluar me terapi në Gjermani.

“Mund të them se gjendja e tij është stabile dhe po shkon drejt një përmirësimi gradual. Qysh dje ka filluar me fizoterpai e cila rezultatet e saja do t’i jap ditën në vazhdim”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se gjendja e tij  ka filluar të përmirësohet në Kosovë, por që një gjë e tillë po vazhdon edhe në Gjermani.

Mustafa kishte qëndruar për një javë në mjekim në Spitalin Amerikan, por që ishte parë nevoja që ai të trajtohej jashtë vendit.

Spitali Amerikan ku ka qëndruar Mustafa me anë të një njoftimi për media kishte thënë se Mustafa është trajtuar me terapi përkatëse, por transferuar jashtë vendit për shkak të evojës së terapisë dhe rehabilitimit fizikal të vazhdueshëm.

“Ai në spital është paraqitur për shkak të simptomave të lodhjes, plogështisë gripale dhe dobësisë së gjymtyrëve. Pas procedurave përkatëse diagnostike, është arritur të diagnostikohet dhe të trajtohet me terapinë përkatëse specifike që jepet për këtë rast. Gjatë qëndrimit në spitalin tonë, është arritur stabilizimi dhe më pas ka filluar përmirësimi gradual i gjendjes së tij shëndetësore. Për shkak të nevojës së terapisë dhe rehabilitimit fizikal të vazhdueshëm, z. Mustafa sot është transferuar jashtë vendit në një qendër të specializuar rehabilituese”, thuhej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat