Gërxhaliu: Nga gjashtë predhat, njëra ka qenë fatale për Ivanoviqin

Aktuale

Gërxhaliu: Nga gjashtë predhat, njëra ka qenë fatale për Ivanoviqin

Më: 16 janar 2018 Në ora: 23:19
Arsim Gërxhaliu

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, i cili e ka udhëhequr procesin e autopsisë së Oliver Ivanoviqit, ka deklaruar se Ivanoviq është qëlluar nga një distancë prej së paku një metër.

Gërxhaliu ka konfirmuar se procesi i autopsisë ka përfunduar dhe raporti me predhat e gjetura në trupin e tij, i janë dhënë Policisë së Kosovës.

Ai ka pohuar se Ivanoviq është qëlluar me armë zjarri në kafazin e kraharorit nga një distancë prej së paku një metër.

“I njëjti është qëlluar nga arma e zjarrit në regjionin e kafazit të kraharorit. Shumica e predhave e kanë goditur në pjesën e pasme të shpinës ndërsa dy të tjera në pjesën anësore dhe atë të përparme. Nga gjashtë predhat njëri ka qenë fatal. Nga aspekti mjekoligjor, vlerësojmë se ai ka qenë në largësi mbi një metër”, shtoi ai.

Në raport bëhet e ditur se Ivanoviq u qëllua për vdekje me gjashtë plumba, nga një revole e tipit “Zastava M70A” e prodhimit serb, e njohur si “nëntëshe e gjatë”.

Më kërkesë të familjes, obduksioni është kryer në Qendrën Klinike Spitalore të Mitrovicës, i cili proces është udhëhequr nga Gërxhaliu, ku ka marrë pjesë doktoresha Bergita Curri, katër teknikë, fotografi, hetuesia e Policisë së Kosovës, Forenzika dhe dy mjekoligjorë të Serbisë, si monitorues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat