Vrasja e Ivanoviqit mund të jetë kapur nga kamerat e sigurisë

Aktuale

Vrasja e Ivanoviqit mund të jetë kapur nga kamerat e sigurisë

Më: 17 janar 2018 Në ora: 07:19
Shenjezimi i vendit te vrasjes se Oliver Ivanoviq

Mediat serbe vazhdojnë të shkruajnë për vrasjen e sotme të Oliver Ivanoviqit, të cilat kanë paraqitur edhe trajektoren e qarkullimit të veturës së dyshuar, që mund të jetë përdorur në vrasje.

Gazeta beogradase  shkruan se në objektin e partisë ku ishte duke hyrë Ivanoviq, kanë qenë dy kamera ballore, të cilat duhet ta kenë filmuar tërë ngjarjen e vrasjes.

Po ashtu, gjatë rrugës nga ka kaluar automjeti i dyshuar, i cili është gjetur i djegur pak me shumë se një kilometër nga vendi i atentatit, duhet të jetë xhiruar nga kamera tjera të sigurisë.

Po ashtu është prezantuar edhe një trajektore e rrugës që ka bërë vetura “Opel Astra”, e cila është gjetur e djegur.

Ndryshe, në raportin fillestar të autopsisë së Oliver Ivanoviqit, bëhet e ditur se ai u qëllua për vdekje me gjashtë plumba, nga një revole e tipit “Zastava M70A”, prodhim serb, e njohur si “nëntëshe e gjatë”.

Më kërkesë të familjes, obduksioni është kryer në Qendrën Klinike Spitalore të Mitrovicës, i cili proces është udhëhequr nga mjekët e Institulit Ligjor të Kosovës, ku kanë marrë pjesë edhe mjekët serbë.

“Ka gjashtë, katër plumba kanë dalë nga trupi, dy plumba kanë mbetur në trup, lëndimet janë në zonën e pjesës së kraharorit dhe të gjoksit”, ka bërë të ditur për mediat serbe Milan Ivanoviq, drejtor i Qendrës Klinike dhe Spitalore në Mitrovicë. Sipas tij, autopsia zgjati rreth katër orë dhe viktima ishte plagosur në organet vitale, aorta e sipërme, vena dhe mëlçi.

Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës. Nuk dihen motivet dhe as nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij. E vetmja provë është një veturë e djegur e tipit “Opel Astra”, e cila është gjetur pas vrasjes në një lagje në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat