Policia mbledhë xhirimet e kamerave të sigurisë në zonën ku u vra Ivanoviqi, fillojnë hetimet

Aktuale

Policia mbledhë xhirimet e kamerave të sigurisë në zonën ku u vra Ivanoviqi, fillojnë hetimet

Më: 17 janar 2018 Në ora: 09:59
Policet ne vendin e vrasjes

Policia e Kosovës është duke u marrë intensivisht me hetimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviqit, i cili u vra dje (e martë) para selisë se partisë që ai drejtonte.

Vrasja e Ivanoviqit është ende në rrethana të panjohur dhe organet e drejtësisë po merren me hetimin e rastit, i cili sipas Policisë së Kosovës tani ka hyrë në fazën e dytë.

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha se ekspertë të lamive të ndryshme janë duke u marrë me përpunimin e materialeve të mbledhura rreth vrasjes së Ivanoviqit.

“Është e gjitha çka është deklaruar dje, tash është kjo pjesa tjetër e fazës intensive të vlerësimit, rishikimit, përpunimit të materialeve që janë mbledh”, ka thënë Hoti.

Dje në media u shtura pyetja se a filmuar pjesa e vrasjes se Ivanoviqit, pasi objekti ku është partia e tij është e rrethuar me kamera. Ndërsa, Hoti thotë se xhirimet nga e gjitha ato zona ku ka kaluar vetura e dyshuar janë mbledhur dhe do të përpunohen në detaje.

“Kjo është pjesa ku duhet të përpunohen materialet që janë mbledhë, xhirimet, provat, nga ekspertë të lamive të ndryshme, normalisht kjo kërkon kohë, pasi duhet të vërtetohen të dhënat, xhirimet përpunimi i materialit të çfarëdo lloj prove materiale që është gjetur”, është shprehur zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë.

Hoti duke mos dashur të zbulojë shumë detaje, pasi thotë se janë të dëmshme për vazhdimin e hetimeve, ai zbulon se ka xhirime nga shumë lokacione, por nuk sqaron nëse aty shihet qartë se kush e vrau Ivanoviqin, pasi thotë se kjo nuk është çështje orësh, por i gjithë xhirimi do të shkojë në laboratorin e IT-së dhe kjo merr kohë.

“Jo vetëm aty, por çdo pjesë të mundshme ku është dyshuar se ka mundur të kalojë ai automjet i dyshuar atëherë ne i kemi nxjerrë incizimin e kamerave. Tash materiali i grumbulluar nuk mund të bëhet brenda orës sepse duhet me laboratorin e IT-së të rishikohen dhe të përpunohen. Është e vërtetë se nga shumë lokacione kemi xhirime”, ka thënë Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat