Surroi: Dikush nga deputetët tanë duhet të shkojë në varrimin e Ivanoviqit

Aktuale

Surroi: Dikush nga deputetët tanë duhet të shkojë në varrimin e Ivanoviqit

Më: 17 janar 2018 Në ora: 10:45
Veton Surroi/Oliver Ivanoviq

Ish-Kryetari i ORA-s, Veton Surroi, thotë se në varrimin e Oliver Ivanoviqit pjesëmarrës do të duhej të jetë një delagacion parlamentar (pozitë e opozitë) nga Kosova.

Pjesëmarrja e një delegacioni parlamentar nga Kosova në varrimin e ish-deputetit Oliver Ivanoviqit, “Gatishmëria për të qëndruar mbi dallimet politike dhe konfliktit të pambaruar”, do të ishte shenjë e duhur në momentin e duhur, i bën nder institucionit dhe vendit, shkruan në FB Surrroi.

Ky delagacion do të duhej të përbëhej nga pushteti e opozita, konsideron ai.

Ish-lideri serb dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq u vra dje, nga atentatorë tash për tash të panjohur, gjatë një sulmi para zyrave të partisë Iniciativa Qytetare, në pjesën veriore të Mitrovicës. Nga analiza e obduksionit në trupin e Ivanoviqit u gjetën 6 predha të revoles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat