Dy propozimet e Avdylit për Ligjin e Duhanit

Aktuale

Dy propozimet e Avdylit për Ligjin e Duhanit

Nga: A.S Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:13
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së në një koment në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi ka bërë dy propozime për Ligjin e Duhanit.

Njëri është që të ndryshohet ky ligj në tërësi ose që të rritet kontrolli nga ana e inspekorëve.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Fjala ime në komision që ka për tu kritikuar nga duhangjinjtë.
U propozua këtu që na duhet ta monitorojmë implementimi i nje ligji. U kërkua të monitorohet ligji per pajisje mjekesore, por unë ti lëmë pajisjet e ta monitorojm? një ligj që po shkilet nga ne deputetët në korridore, nga politikanët e qytetarët në restorante por edhe nga pronarët. Duhet që ose ta ndërrojmë këtë ligj, ose të kerkojmë nga inspektoratet të rrisin kontrollet ose te shpallim kapitullimin e ketij ligji. Sot gjendja ne terren tregon organet shtetërore kanë kapitulluar para duhangjinjeve. Sivjet duhet të dihet a duam area pa duhan ose ta shpallim te vdekur ligjin e duhanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat