Dështon mbledhja e Kryesisë për shfuqizimin e Speciales, Hoti tregon qëndrimin e LDK-së

Aktuale

Dështon mbledhja e Kryesisë për shfuqizimin e Speciales, Hoti tregon qëndrimin e LDK-së

Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:20
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Kryesia e Kuvendit as sot nuk e ka mbajtur mbledhjen e saj, në të cilën përveç disa pikave tjera të rendit të ditës, ishte edhe kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Megjithëse në kryesi nuk erdhën përfaqësuesit e minoritetit serb, të Vetëvendosjes, AAK dhe Nisma.

Derisa pritej që të fillojë mbledhja mësohet se ambasadori amerikan Greg Delawie ishte në një takim me presidentin Hashim Thaçi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se në mungesë të kuorumit, mbledhja e kryesisë nuk do të mbahet deri në fillim të javës së ardhshme, duke thënë se pjesëmarrja e anëtarëve të kryesisë është e domosdoshme.

Veseli ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ka kërkuar që dorasit të dalin para drejtësisë.

Veseli: Pas konsultimeve do të mbajmë mbledhjen e kryesisë

“Ne kolegë të nderuar po e  shohim për shkak edhe të disa udhëtimeve të cilat kanë ndodhur, është edhe mungesa e anëtarëve të kryesisë për çështjen e procedimeve dhe vendimmarrjes nga kryesia e kuvendit. Në rrethana të tilla, unë shumë shpejt do t’ju lajmëroi për mbledhjen e ardhshme të kryesisë. Ajo çka kemi nevojë është që anëtarët kryesisë të marrin pjesë në mbledhje të kryesisë, është e domosdoshme dhe për të gjitha temat që duhet të adresohen, duhet të jenë të përfunduara prej institucioneve të Kosovës. Në të njëjtën kohë një rast i rëndë, i cili ka ndodhur dje, kuvendi ka lëshuar një deklaratë dhe dënon aktin e vrasjes së një politikani serb, Oliver Ivanoviqi, i cili ka qenë edhe ish anëtarë i Kryesisë së Kuvendit. Dhe kam besim të plotë te organet e drejtësisë që shumë shpejt do t’i sjellë para drejtësisë dhe përgjegjësisë autorët e krimit të rëndë. Në këtë rrethanë po e mbylli mbledhjen e kryesisë, do t’ju thërras javën e ardhshme pas konsultimeve të përbashkëta”, ka thënë kryetari Veseli.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë, kritikoi koalicionin qeverisës për zvarritjet që po bëhen.

Sipas tij kjo u pa edhe sot ku pas një orë pritjeje mbledhja nuk u mbajt edhe pse LDK ishte e pranishme.

Ai tha ka pranuar se ka qenë në rend të ditës edhe kërkesa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, për të cilën tha se GP i LDK është kundër shfuqizimit.

Hoti: Me këtë qasje, institucionet janë jo funksionale

“Me këtë dinamikë, me këtë qasje që kanë shumica parlamentare institucionet janë jo funksionale, nuk do të rrimë duar kryq do ti ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme ligjore kushtetuese që të mundësojmë funksionimin normal të institucioneve. Ne shkuam në mbledhje për të marr pjesë për caktimin e seancave të radhës në bazë të rendit të ditës. Normalisht për pikën për që lidhet me ligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ju i dini qëndrimet e LDK-së, normalisht ne në atë pikë do të jemi në ‘linjën’ tonë dhe do të lëshonim mbledhjen”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, Ahmet Isufi nga AAK tha se në rendin e ditës ishte edhe pika për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e cila sipas tij, dëmton Kosovën dhe UÇK-në.

Isufi nuk i ka komentuar deklaratat e ambasadorit të SHBA-së Greg Delawie, se kanë për t’u dënuar ata deputet të cilët votojnë shfuqizimin e Dhomave të Posaçme. Isufi ka thënë se qëndrimet e AAK-së për Gjykatën Speciale janë sikur në kohën kur e ka kundërshtuar këtë në vitin 2015.

Isufi: Gjykata Speciale ishte në rend të ditës, kjo dëmton imazhin e Kosovës

“Sot siç e patë mungoi një pjesë e anëtarëve të kryesisë së kuvendit të Kosovës, që tregon për papërgjegjësinë e nënkryetarëve të cilët duhet të jenë prezent në seanca të cilat përgatiten për rendin e ditës që i cakton kryesia. Kjo është e pakuptueshme, sepse është obligim që të angazhohemi në mënyrë që të funksionoj kuvendi ashtu si duhet. Ne kemi pasur rendin e ditës paraprakisht të njohur ka shumë pika që kanë mbet edhe nga viti i kaluar dhe konsideroj që nuk është mirë që të prolongohen mbledhjet, sepse kjo po i kushton edhe legjislaturës së Kosovës. Po, në rendin e ditës është edhe pika për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Nuk i komentojmë (deklaratat e Delawie), sepse e dini përcaktimin tonë, ka qenë përcaktim edhe në mandatin e kaluar kur është votuar kundër Gjykatës Speciale për shkak se konsiderohet se vepron vetëm kundër një etniteti dhe po ashtu dëmton imazhin e Kosovës dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Isufi.

Ai shtoi se ende ekzistojnë ato nënshkrime për inicimin e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, por sipas tij, për proceset e më tutjeme do të bëhen publike në të ardhmen. 

Për ndërprerjen e dialogun me Serbinë, Isufi ka thënë se Serbia çdo herë ka bërë obstruksione dhe sipas tij, nuk është hera e parë që ndërpret dialogun.

Për ndërprerjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Avdullah Hoti ka thënë se duhet zbardhet rasti i vrasjes së Oliver Ivanoviq dhe kërkoi që organet  drejtësisë të jenë shumë efikase. 

Isufi: Specialja dëmton Kosovën

Ahmet Isufi nga AAK, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, tha se në rendin e ditës ishte edhe pika për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e cila dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së.

Kryesia e Kuvendit as sot nuk e ka mbajtur mbledhjen e saj, e cila përveç disa pikave tjera të rendit të ditës ishte edhe kërkesa e propozime e që sipas të gjitha gjasave ishte edhe kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Sot pati mungesë të kuorumit që është e pakuptueshme dhe duhet punuar për të pasur funksionim të Kuvendit. Ne kemi pasur rendin e ditës, e kemi pasur të njohur, dhe nuk është mirë të prolongohen mbledhjet e kryesisë. Në rend dite ka qenë edhe pika për shfuqizimin e gjykatës. Gjykata dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK. Qëndrimi ynë është i qartë prej fillimit”, tha Isufi.

Image
Avdullah Hoti

Hoti: Koalicioni qeverisës nuk është stabil, u pa edhe sot

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë kritikoi koalicionin qeverisës për këto zvarritje që po bëhen.

Sipas tij kjo u pa edhe sot ku pas një orë pritje mbledhja nuk u mbajt edhe pse LDK ishte e pranishme.

“Është e qartë se ky koalicion qeverisë nuk është stabil dhe u desh të shtyhet për shkak të mungesës së kuorumit. Kjo është një fatkeqësi që po shkon muaj janar dhe nuk ka zhvillime në Kuvend. Për Specialen ju e dini qëndrimin e LDK”, tha Hoti.

Dështon mbledhja e Kryesisë

Në mbledhjen e Kryesisë nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Nismës dhe AAK-së dhe të minoriteteve.

Në mbledhjen e Kryesisë ishte paraparë që të shqyrtohet kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale./KosovaPress/

Kryesia e Kuvendit as sot nuk e ka mbajtur mbledhjen e saj e cila përveç disa pikave tjera të rendit të ditës ishte edhe kërkesa e propozime e që sipas të gjitha gjasave ishte edhe kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Megjithëse u bë një orë në kryesi nuk erdhën përfaqësuesit e minoritetit serb dhe të Vetëvendosjes.

Derisa pritej që të fillojë mbledhja mësohet se ambasadori amerikan Greg Delawie ishte në një takim me presidentin Hashim Thaçi.

Para kësaj ai në një adresim për media ka thënë se të gjithë ata që përkrahin shfuqizimin e Speciales do të përballen me pasoja të rënda.

Image

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka nisur me një orë vonesë pasi ambasadori amerikan ka takuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Delawie ka ritheksuar edhe një herë se zhbërja e Gjykatës Speciale e çon Kosovën prapa.

Në mbledhje pritet të shqyrtohet edhe kërkesa e 43 deputetëve të kuvendit për shfuqizimin e Speciales.

Në këtë mbledhje do të vendoset për procedim ose jo të kërkesës në Kuvend.

Delawie në takim me presidentin, mbledhja e Kryesisë ende nuk ka filluar

Ambasadori amerikan, Greg Delawie në këto momente është duke zhvilluar një takim me presidentin, Hashim Thaçi.

Takimi me presidentin vjen pasi që diplomati amerikan në një adresim për media i bëri paralajmërimet e fundit për Gjykatën Speciale.

Delawie, ka ritheksuar edhe një herë se zhbërja e Gjykatës Speciale e çon Kosovën prapa.

Sipas tij, kjo gjykatë është me rëndësi për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe njëjtë duhet të jetë edhe për Kosovën.

Mbledhja e Kryesisë e cila ishte paraparë që të fillojë në orën 11:00 nuk ka filluar ende. Pritej që të shqyrtohej edhe kërkesa e 43 deputetëve të Kuvendit për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Nuk dihet a do të futet kjo kërkesë në rend dite, ndërsa iniciuesi i kërkesës me nënshkrime të deputetëve Nait Hasani ka refuzuar të japë deklaratë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat