A po përgatitet skenari i ri për shfuqizimin e Speciales? Mësoni çka po ndodh brenda Kuvendit të Kosovës

Aktuale

A po përgatitet skenari i ri për shfuqizimin e Speciales? Mësoni çka po ndodh brenda Kuvendit të Kosovës

Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:19
Mbrenda Kuvendit të Kosovës

Më 22 dhjetor 2017, po zhvillohej një dramë në Kuvendin e Kosovës, ku treshja Haradinaj , Thaçi e Veseli po tentonin që të thirrnin një seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ajo ishte përshkruar si një nga netët ‘më të vështira për Kosovën e pasluftës’.

Vetë ambasadori britanik, Ruairi O’Conell, kishte thënë se ‘kjo është nata më e rrezikshme për Kosovën që nga paslufta’.

Ndërkohë, për ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, kjo tendencë, pra për shfuqizimin e Speciales, ‘ishte një thikë pas shpine për Amerikën’.

Reagimet nuk patën mbetur me kaq. Ishte edhe Departamenti Amerikan i Shtetit por edhe dhjetëra diplomat perëndimor që paralajmëruan Kosovën për pasojat.

Pas gjithë kësaj, kryetari i PDK’së dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kishte shkruar një opinion me titull ‘Mbi dramën për Gjykatën Speciale’, ku thoshte se ‘Gjykata Speciale do të ndodh, megjithëse është e padrejtë’.

Në shkrimin e tij, Veseli kishte akuzuar opozitën si jokonstruktive.

Gati një muaj pas këtyre zhvillimeve, sot rikthehet tema e Gjykatës Speciale.

Janë deklaratat e ambasadorit amerikan Greg Delawie, i cili, vetëm një orë para mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka paralajmëruar sërish për pasojat që do t’i kishte Kosova nëse tentohet të shfuqizohet ligji për Gjykatën Speciale.

Delaëie ka goditur politikën kosovare me deklaratën se ‘disa individë që luftuan për liri’ kanë kryer krime.

Aambasadori amerikan, Greg Delaëie është  duke zhvilluar një takim me presidentin, Hashim Thaçi.

Ky takim vjen pasqiqë diplomati amerikan në një adresim për media i bëri paralajmërimet e  fundit për Gjykatën Speciale.

“Ky përkushtim është nën kërcënim serioz nga një nismë për ta zhbërë apo ndryshuar ligjin që autorizon Gjykatën Speciale. Kjo përpjekje paraqet shembull të tmerrshëm të rastit kur interesat vetanake mbizotërojnë mbi të mirën e përgjithshme dhe mbi interesat e Kosovës si shtet. Deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj përkundër mohimit të tyre do të iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra. Ata e dinë këtë sepse ua kemi thënë. Kosova e ka themeluar Gjykatën Speciale për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata indvidë që janë akuzuar që kanë kryer krime kundër individëve gjatë kohës së luftës së Kosovës për liri. Gjykata Speciale nuk është për drejtësi për një vend, për një ushtri apo për një grup etnik, ka të bëjë me drejtësinë për viktimat individuale. Kosova ka luftuar një luftë në vitin 1999 dhe ne kemi qëndruar krah jush, kemi qëndruar me viktimat dhe kemi qëndruar krah drejtësisë. Askush nuk do të mundet që dikush ndonjëherë ti rishkruajë librat e historisë në fushatën e krimeve mizore të Republikës federale të Jugosllavisë. Por realiteti është se disa individë që kanë luftuar për kauzën e drejt të lirisë së Kosovës kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve të cilët duhet të japin llogari”, thekson ambasadori amerikan në Kosovë”, ka thënë Delawie.

Ndërkohë, mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, edhe një orë pas paralajmërimit se do të mbahej, nuk ka nisur ende.

Në fotografi, shihen vetëm duke hyrë e dalë nga salla e mbledhjes së Kryesisë, anëtarët e saj.

Derisa Delawie ka bërë deklaratat e mëhershme dhe paralajmërimet për Specialen, ai menjëherë është nisur në një takim me Presidentin Hashim Thaçi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat