Hoti: Koalicioni qeverisës nuk është stabil, u pa edhe sot

Aktuale

Hoti: Koalicioni qeverisës nuk është stabil, u pa edhe sot

Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:28
Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë kritikoi koalicionin qeverisës për këto zvarritje që po bëhen.

Sipas tij kjo u pa edhe sot ku pas një orë pritje mbledhja nuk u mbajt edhe pse LDK ishte e pranishme.

“Është e qartë se ky koalicion qeverisë nuk është stabil dhe u desh të shtyhet për shkak të mungesës së kuorumit. Kjo është një fatkeqësi që po shkon muaj janar dhe nuk ka zhvillime në Kuvend. Për Specialen ju e dini qëndrimin e LDK”, tha Hoti.

Në mbledhjen e Kryesisë nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Nismës dhe AAK-së dhe të minoriteteve.

Në mbledhjen e Kryesisë ishte paraparë që të shqyrtohet kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat