Pasi dështoi Kryesia, Veseli u drejtohet anëtarëve: Ejani në mbledhje

Aktuale

Pasi dështoi Kryesia, Veseli u drejtohet anëtarëve: Ejani në mbledhje

Më: 17 janar 2018 Në ora: 13:27
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë thirrje të anëtarët e Kryesisë së Kuvendit që të marrin pjesë në mbledhje.

Pjesëmarrja, ka thënë ai, është e domosdoshme dhe se duhet të përfundohen temat që institucionet kanë para vetës

“Ajo çka kemi nevojë është që kolegët e kryesisë të marrin pjesë në mbledhje, është e domosdoshme, për të gjitha temat dhe të jenë tema të përfunduara, sepse e kemi obligim edhe para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, e cila dështoi për mungesë kuorumi.

Kjo thirrje e Veselit vije pasi sot në mbledhjen e Kryesisë munguan shumica e anëtarëv. Në mbledhje nuk ishin Aida Dërguti nga VV, Myfera Shinik nga 6 plus dhe Slavko Simic nga Lista Serbe.

Ndryshe, mbledhja e radhës e kryesisë pritët të mbahet të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat