Vuçiqit i lejohet vizita në Kosovë

Aktuale

Vuçiqit i lejohet vizita në Kosovë

Më: 17 janar 2018 Në ora: 13:40
Aleksandar Vuçiq

Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është dhënë leje që ta vizitojë Kosovën më 20 dhe 21 janar.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka miratuar kërkesën e Vuçiqit që ai të qëndrojë në veri të Kosovës dhe në Graçanicë të shtunën dhe të dielën.

“Sipas kërkesës që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”, tha ,Jetlir Zyberaj, Shef i Kabinetit i Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Kërkesa e Vuçiqit për ta vizituar Kosovën erdhi dje, në ditën kur persona të panjohur vranë në Mitrovicën e veriut liderin politik të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat