Ish-ambasadori holandez i reagon ashpër Vuçiqit: Mos derdhni lot krokodili për Ivanoviqin!

Aktuale

Ish-ambasadori holandez i reagon ashpër Vuçiqit: Mos derdhni lot krokodili për Ivanoviqin!

Nga: A.Zh Më: 17 janar 2018 Në ora: 16:00
Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar ashpër presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviq.

Bosch, përmes një postimi në Facebook, i ka thënë Vuçiqit që të mos derdh lot krokodili për vdekjen e Ivanoviqit, pasi sipas tij, ky i fundit ishte ndër të paktit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiqi në Kosovë.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës.

Sipas tij, me këtë rast, duhet të merret FBI.

Ky është shkrimi i plotë i Bosch në Facebook

Oliveri është i vdekur, njëri nga të vetmit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiq përmes Listës Serbe në Kosovë.

Ju lutem, Zotëri Vuçiq, mos derdhni lot krokodili,  duhet të pajtoheni me faktin se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës.

SHBA-të paralajmërua për trazira dhe incidente gjatë javës së kaluar. Shpresojë thellë që FBI të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

Oliver Ivanoviq, politikani serb nga Kosova i dyshuar për krime lufte të kryera kundër civilëve shqiptar, së fundi kundërshtar  i Qeverisë Serbe, të udhëhequr nga Vuçiq, u vra të martën mbrëma.

Ivanoviq, që konsiderohet si njëri ndër politikanët më të përkrahur dhe më të votuar që nga paslufta në Kosovë, u qëllua për vdekje nga atentatorë të paidentifikuar deri më tani afër zyrës së tij në Mitrovicën Veriore.

Vrasja e Ivanoviq ka thelluar krizën në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni serb ka anuluar vazhdimin e dialogut, që pritej të vazhdonte të martën pas një viti pauzë. Në anën tjetër autoritetet në Kosovë kanë premtuar që do të hedhin dritë mbi këtë vrasje dhe të gjejnë e autorëve të këtij krimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat