Ekspertët e policisë ekzaminojnë veturën që u përdor në vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale

Ekspertët e policisë ekzaminojnë veturën që u përdor në vrasjen e Ivanoviqit

Më: 17 janar 2018 Në ora: 17:33
Vetura që u përdor në vrasjen e Ivanoviqit

Ekspertë të forenzikës së Policisë së Kosovës për orë të tëra kanë kryer ekzaminime shtesë në makinën me të cilën dyshohet se ishte arratisur vrasësi i Oliver Ivanoviq.

Janësiguruar pamje ku shihen ekspertët duke fotografuar dhe marrë mostra nga makina e djegur. Gjatë ditës së djeshme, drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, kishte përmendur gjurmët në makinë të cilat mund të çonin në zbardhjen e rastit, raporton Kallxo.

Oliver Ivanoviq është qëlluar për vdekje në rrethana ende të pasqaruar mëngjesin e datës 16 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat